LAJME / E Martë 24 Dhjetor 2024, 21:09

Plagoset me thikë 47-vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Greqi, në zonën e Varkizas.

Një 47-vjeçar shqiptar është plagosur me thikë jashtë një kafeneje. I plagosuri është goditur në bark dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e ngjarjes.