
Aksidenti me motor i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Llukar të Prishtinës, i mori jetën në vend influencierit të njohur 29-vjeçar Laurent Krasniqi, i cili mbërriti pa shenja jete në spital.
Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha për ta rikthyer në jetë, Laurenti nuk ka dha asnjë shenjë jetë e pak pas orës 10 të mbrëmjes së djeshme u shpërnda gjerësisht lajmi se Tiktoker-i i njohur ka mbyllur sytë në një moshë të re.
Një lajm ky që i tronditi të gjithë, duke qenë se ai ishte një personazh mjaft i njohur për shkak të angazhimit të tij në rrjete sociale, ku për shumicën njihet si influencier, por karriera e tij ka qenë e shtrirë përtej rrjeteve. Për disa vite radhazi mësohet se Laurenti dha kontributin e tij si operator në mediat T7, e në një pjesë të jetës së tij ai thuhet se ka punuar dhe për Ministrinë e Shëndetësisë.
Mirëpo, emri dhe imazhi i tij do të mbahen mend përgjithmonë fillimisht për kontributin dhe përpjekjet e tij për të ndihmuar personat që janë në nevojë si dhe për pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip Kosova”.
Akoma më prekëse mbetet fakti se pak orë para aksidentit tragjik që do i merrte jetën Laurentit, ai kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të kontribuar që të shpëtohet jeta e një vogëlushi. Në padijeni se pas më shumë se tetë orësh jeta do i ndërpritej në mënyrë tragjike, Laurenti shtriu dorën për t’ i shpëtuar jetën një fëmije.
Humbja e Laurentit i ka prekur të gjithë, e më së shumti familjen e partneren e tij, të cilës i propozoi që të kalonin një jetë bashkë, para një muaj, në fillim të muajt gusht. Një propozim i ëmbël i bërë në ajër teksa shijonin fluturimin me helikopter, i cili bëri bujë në rrjet. Mirëpo fati kishte qenë shkruar ndryshe për të njohurin Laurent.
Zemërthyer e të prekur për humbjen e tij kanë reaguar dhe mjaft personazhe të njohura, në mesin e tyre ish-banorë të “Big Brother Vip Kosova 3” ku ai ishte pjesë e jo vetëm.
Në lidhje me aksidentin që i mori jetën Laurentit, ka reaguar dhe poilia e Kosovës e cila bën me dije se për shkak të përplasjes së një automjet me motorin që lëvizte influenceri, ky i fundit humbi jetën në vend.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë të afërmve për humbjen tragjike të Laurentit.
