LAJME / E Enjte 23 Korrik 2026, 19:07

Pistat e hetimit te shkakut te aksidentit te rende

Mosfunksionimi i sistemit të frenimit ose një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit, janë dy pistat kryesore të cilat po hetohen si shkaku i aksidentit fatal të regjistruar ditën e djeshme në Unazën e Madhe të kryeqytetit. Në të cilin kujtojmë se mbetën të vdekur 2 punëtorët egjiptianë të kompanisë Alba Beton.

Mjeti kamion ishte duke udhëtuar në Unazën e Madhe, ai futet në rrethrrotullim me shpejtësi, në vendngjarje nuk duket të jetë kryer ndonjë frenim, fillimisht u përplas me njetin e drejtuar nga 28 vjeçari, e më pas me barrierat anësore që kufizonin rrethin, duke përfunduar në nivelin e poshtëm të rrugës, ku edhe u përplas me murin anësor, ky është skenari i aksidentit.

Mirë po ende nuk është konfirmuar zyrtarisht që mosfunksionimi i sistemit të frenimit, apo një problem shëndetësor të jenë ato që sollën aksidentin fatal, pasi do të duhen rezultatet e ekspertizës mjekoligjore dhe ekspertimi teknik i mjetit për të zbukuar qartë atë që ka sjellë mosreagimin e tyre në momentin që mjeti futet në rreth.

Fatmirësisht, i plagosuri i mjetit “Audi”, i cili është shkatërruar totalisht, ka shpëtuar mrekullisht dhe tashmë sipas Top Channel ndodhet jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE