Në një udhëzim të përditësuar, autoritetet amerikane theksojnë se nuk planifikohet ndihmë e drejtpërdrejtë nga qeveria amerikane për largimin e qytetarëve nga Irani. Sipas udhëzimit, qytetarët që kërkojnë të largohen duhet të përdorin rrugët aktualisht të disponueshme për dalje nga vendi.
SHBA nuk ka prani diplomatike në Iran, ndërsa Zvicra, e cila vepron si përfaqësuese e interesave të SHBA-së në vend, ka mbyllur përkohësisht zyrën e saj për çështjet konsullore.
Departamenti i Shtetit ka hapur një formular emergjent për ata që kanë nevojë për ndihmë, por nënvizon se mbështetja konsullore është shumë e kufizuar, dhe nuk do të ketë evakuime të organizuara nga qeveria amerikane.
Po ashtu, qytetarët me shtetësi të dyfishtë SHBA-Iran duhet të udhëtojnë vetëm me pasaportë iraniane dhe të përgatiten për kontrolle dhe pyetje nga autoritetet lokale.
“Qeveria iraniane nuk e njeh shtetësinë e dyfishtë dhe trajton shtetasit me pasaportë të dyfishtë vetëm si iranianë,” thuhet në njoftim.
Ndërkohë, sipas një raporti të brendshëm të Departamentit të Shtetit të publikuar nga CNN, qindra qytetarë amerikanë janë larguar nga Irani në ditët e fundit, në mesin e krizës në rritje mes Teheranit dhe Uashingtonit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE