
Një në tre shqiptarë sot është në pension, dhe burim kryesor të ardhurash ka pagesën mujore, e cilat duket se ka mbetur në vend numëro. Pensioni mesatar rural vjet u rrit me vetëm 827 lekë në muaj krahasuar me vitin 2024, ndërsa ai urban me 514 lekë.
Shifrat zyrtare të ISSH, tregojnë se për 86 mijë pensionet rurale pagesa mujore mesatare është 11,878 lekë, ndërsa për 668,094 pensionet urbane të pleqërisë është 20,123 lekë.
Rurale 86,887 11,878 lekë
Urbane 668,094 20,123 lekë
Puna në të zezë dhe mosdeklarimi real i pagave ndër vite, sot shfaqet me pasoja më të dukshme se kurrë. Vjet u lidhën rreth 43 mijë pensione të reja, me mesatarisht 24.6 vite punë nga 38.8 vite që duheshin në 2025-ën për të marrë pension të plotë.
Afro 55% e pensionistëve në vend marrin pension të pjesshëm, pasi nuk kanë vitet e plota të punës për ta përfituar të plotë.
E në anën tjetër si rezultat i abuzimeve të bizneseve me kontributet e papaguara, apo edhe me nëndeklarimin e pagës që automatikisht ul vlerën e sigurimit, pensionet e lidhura vjet ishin mesatarisht 16,496 lekë, dukshëm më ulët se mesatarja dhe në një diferencë të theksuar me pagën minimale apo mesatare të vendit. Pensionet e lidhura në 2025-ës, ishin sa 41% e pagës minimale të vendit në vitin e kaluar (40 mijë lekë), dhe sa 19% e pagës mesatare.
Përveç këtyre faktorëve një tjetër kërcenim për pensionet që vetëm rritet është demografia dhe emigrimi. Numri i ulët i kontribuuesve në raport me përfituesit vijon ta mbajë skemën e pensioneve deficitare, pasi për të paguar 100 pensionistë kontribuojnë 118 të punësuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
