
VoxNews ka siguruar videon dhe foton e Armand Shakajt, 41-vjeçari i njohur si (Mand dhelpra) i shpallur në kërkim nga policia duke fshehur motorin e Eglant Koçit.
Shakaj konsiderohet nga hetuesit si personi kryesor i dyshuar në këtë çështje, pasi dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur dhe ende nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve intensive.


Shakaj konsiderohet nga hetuesit si personi kryesor i dyshuar në këtë çështje, pasi dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur dhe ende nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve intensive.
Pamjet e siguruara nga VoxNews tregojnë lëvizjet e 41-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor po i analizon ato si pjesë të provave të mbledhura për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Hetimet kanë bërë të mundur identifikimin e ambientit ku dyshohet se ka hyrë 34-vjeçari përpara zhdukjes së tij, si dhe të personave që kanë pasur kontakte me të në ato momente.
Kujtojmë se policia ka arrestuar Enea Zyferin, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakajn pas ngjarjes.


Gjatë hetimeve janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari, si dhe motomjeti i tij, i cili sipas hetuesve ishte lëvizur nga vendi ku ishte parkuar fillimisht.
Teksa kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit, policia po punon edhe për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt./ Vox News ”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
