LAJME / E Hënë 1 Janar 2024, 15:03

Pas Tiranës dhe Korçës vjen në jetë një tjetër fëmijë për vitin 2024 në këtë qytet shqiptar

Ka ardhur në jetë fëmija i parë për vitin 2024 edhe në Elbasan.

Sipas burimeve raportohet se fëmija është djalë dhe peshon 4 kilogram e 400 gram.

Po ashtu bëhet me dije se fëmija gëzon shëndet të plotë së bashku me nënën.

Më herët sollëm në vëmendje fëmijët e parë që kishin ardhur në jetë për këtë vit në Tiranë dhe Korçë.