
Një trend i ri po përhapet me shpejtësi mes të rinjve në mbarë botën: fikja e telefonit ose largimi nga rrjetet sociale pas orës 21:00.
Ajo që dikur dukej e pamundur për gjeneratën e lidhur vazhdimisht me internetin, sot po kthehet në një zakon të vetëdijshëm për mijëra të rinj që kërkojnë më shumë qetësi dhe një jetë më të balancuar.
Sipas ekspertëve të shëndetit mendor, përdorimi i telefonit para gjumit mund të ndikojë negativisht në cilësinë e gjumit. Drita blu që lëshojnë ekranet pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që ndihmon organizmin të përgatitet për pushim.
Përveç gjumit, shumë të rinj po ankohen për lodhje mendore, stres dhe ankth të shkaktuar nga përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale. Njoftimet e vazhdueshme, videot pa fund dhe krahasimet me jetën e të tjerëve po konsiderohen si faktorë që ndikojnë në mirëqenien emocionale.
Pikërisht për këtë arsye, gjithnjë e më shumë persona po vendosin të krijojnë një “orë pa telefon”, zakonisht pas orës 21:00 ose 22:00, duke e shfrytëzuar kohën për lexim, biseda me familjen, aktivitete relaksuese ose thjesht për t’u çlodhur.
Ekspertët thonë se edhe një shkëputje prej 60 deri në 90 minutash nga ekrani para gjumit mund të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e gjumit, përqendrimin dhe humorin gjatë ditës së nesërme.
A do ta provonit edhe ju një natë pa telefon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
