LAJME / E Martë 22 Prill 2025, 01:01

Pas ndarjes nga Besi u përfol për një romancë me Ledrin, Xhensila sqaron marrëdhënien me reperin, ja çfarë po ndodh

Prej disa javësh, rrjetet sociale dhe portalet janë përfshirë nga thashethemet rreth një romance të mundshme mes dy artistëve të njohur shqiptarë,

Pas ndarjes së bujshme të Xhensilës nga aktori Bes Kallaku, me të cilin ka dy fëmijë, dhe ndarjes së Ledrit nga Sara Hoxha, me të cilën ka një vajzë, fansat nuk kanë lënë vend për dyshime, duke i lidhur shpesh bashkë dy këngëtarët në rrjet.

Mirëpo sot, dyshja ka reaguar duke publikuar një foto ku shfaqen shumë të afërt dhe duke paralajmëruar këngën e re të titulluar “Ma kthe”, që publikohet nesër. Përkrah fotos, ata kanë shkruar: “Disa flasin… ne këndojmë.

Nesër.”- duke iu kthyer kështu një përgjigje edhe thashethemeve që kanë qarkulluar.