LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 19:07

Pas heqjes se flamurit nga protestuesit, ambasadorja e Izraelit shpërthen pas incidentit në protestën e Tiranës

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ka reaguar pas përdhosjes së flamurit izraelit gjatë protestës së mbajtur mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet, duke e cilësuar ngjarjen si një akt që “turpëron popullin shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare”.

Në një postim në rrjetin social X, Peleg tha se akti cënon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminw krenare të tij

“Mbrëmë në Tiranë, protestues hoqën flamurin izraelit dhe e grisën atë mes brohoritjeve të turmës së mbledhur në vendngjarje. Si ambasador i një shteti demokratik, unë besoj në të drejtën e popullit shqiptar për të ushtruar të drejtën e tij qytetare për të protestuar. Megjithatë, një akt i tillë jo vetëm që nuk i shërben kauzës së protestës publike, por gjithashtu cenon dinjitetin e popullit shqiptar dhe trashëgiminë e tij krenare. Falënderoj @HoxhaFer për dënimin e menjëhershëm dhe të qartë të këtij akti., shkroi ajo.

Reagimi vjen pak orë pasi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënoi heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Ambasadës së Izraelit në Tiranë, duke deklaruar se akte të tilla nuk përfaqësojnë Shqipërinë dhe popullin shqiptar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE