LAJME / E Premte 17 Janar 2025, 01:01

Parashqevi Simaku shtrohet në një spital psikiatrie në New York, Elton Ilirjani: Nuk mbahet më në shtëpi, kërkon…

Biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar se këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ndodhet prej dy javësh në një spital psikiatrik në New York.

Ilirjani, i cili i ka qëndruar pranë këngëtares në momentet më të vështira, shprehet se trajtimi është një hap i rëndësishëm për shëndetin e saj mendor, edhe pse është një situatë tepër e trishtë.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Ilirjani tha: “Parashqevi Simaku ka dy javë që është shtuar në një pavion psikiatrik në New York. Për mua ka qenë një nga momentet më të vështira, por çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe kurim.”

Ilirjani ka treguar më parë se i ka ofruar këngëtares mbështetje, strehim dhe ndihmë për t’u ribashkuar me djalin dhe ish-bashkëshortin. Ai thekson rëndësinë e trajtimit për të përballuar sfidat e shëndetit mendor dhe shpreson që Simaku të përmirësohet gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Çfarë ka ndodhur me Parashqevi Simakun këto 2 javë? Nesër ajo bën dy javë që është shtuar në një spital psikiatrik në New York. Ka dy javë që është në një pavion psikiatrik të një spitali të New York-ut. Është shumë e trishtë dhe për mua ka qenë një nga momentet më të vështira por e kuptoj që çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe për kurim. Nuk mbahet më në shtëpi. Flet përçart, kërkon gjëra të cilat nuk ia plotësoj dot“, tha Ilirjani.