LAJME / E Mërkurë 6 Mars 2024, 18:06

“Para se të futesha më tha…”/ Sara Gjordeni flet për herë të parë jashtë shtëpisë së BBVA për boksierin: Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar

Modelja Sara Gjordeni, një ditë pasi u përjashtua me zarf të zi nga Big Brother VIP në edicionin e tretë të saj ka për folur për herë të parë për boksierin, Jurgenin, në një intervistë televizive duke sqaruar përfundimisht marrëdhënien me të.

“Jemi ndarë pesë muaj përpara se të futesha në Big Brother, por kemi mbajtur kontakt për inerci. Nuk flisnim çdo ditë. Ai status zyrar nuk ishte më. Dronin, e mora vesh se kush e ka dërguar dhe nuk e ka dërguar ai. Unë kam pasur kontakt dhe i thoja që nuk kam për të gjetur dikë tjetër dhe ai më thoshte ‘nëse del single unë do jem duke të të pritur’. Nuk bëmë asnjë premtim”, tha Sara.

Sara u përjashtua pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh. Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin. Mes lotësh, ajo është larguar pas mbi 50 ditësh qëndrimi brenda shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri.

Vëllai i Madh pas ngjarjes anuloi televotimin dhe dërgoi një ‘Zarf të zi’ brenda. Pas incidentit në tualet, Françeska tha se i është kujtuar bullizimi që i është bërë kur ishte adoleshente.