LAJME / E Martë 2 Janar 2024, 16:04

Pamje të rënda/ Lideri i opozitës koreane goditet më thikë, kur po mbante fjalim

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut është goditur me thikë gjatë një konference që ai po mbante në qytetin e Busanit.

Sipas agjencisë së lajmet Yonhap, Lee Jae-Myung u godit me thikë në anën e majtë të qafës.

Ndërkohë autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar. Lideri i opozitës është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Politikani 59-vjeçar drejton Partinë Demokratike të Koresë. Ai nuk është aktualisht një anëtar i legjislaturës së Koresë së Jugut, por pritet të kandidojë për një vend në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen në prill 2024.