LAJME / E Mërkurë 15 Maj 2024, 01:01

Orinda Hutës i ndodh e papritura në Romë, ja porosia që ka moderatorja për ndjekësit

Udhëtimet janë vendimi më i mirë për t’u shkëputur nga realiteti, por kur ndodhin incidente nuk lënë shije të mirë.

Kështu i ka ndodhur Orinda Hutës, e cila ka ndarë me publikun atë që i ndodhi në Romë. Moderatores duket se i kanë grabitur valixhen që kishte në makinë.


‘Nuk më është dukur kurrë Roma më e shëmtuar se këto dy ditë. Mos lini valixhet tuaja asnjë sec as në bagazh të makinës. Ka hajdutë pafund’- shkruan ajo në një postim në ‘instastory’, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.