
Në nisje të protestës kundër projektit të Zvërnecit, një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola, ka bërë deklarata të forta, duke zbuluar se ka grupe të infiltruara në tubimet që po mbahen prej 22 ditësh në Shqipëri.
Sipas tij, këto grupe po tentojnë të dëmtojnë lëvizjen dhe t’i japin asaj prapavijë fetare ose kombëtare.
Më tej, Kola paralajmëroi se shumë shpejt këta persona do të bëhen publikë, ndërsa u bëri thirrje organeve të sigurisë që të ndërhyjnë përpara se situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.
“Mes nesh ka grupe të infiltruara, që heqin perden dhe bashkohen me ne. Në ditët në vijim do t’i nxjerrim me fytyra dhe emra. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin një narrativë fetare protestës. Nuk do ta zhbëjnë dot. Ky është vullneti i shqiptarëve”, deklaroi Kola.
Sa i përket incidentit me flamurin e Izraelit, Kola u distancua dhe tha se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëllim agresiv ndaj shteteve të tjera apo simboleve të tyre kombëtare.
“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit, etj. Patjetër që distancohemi dhe do mbajmë dhe një deklaratë,” përfundoi ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
