LAJME / E Shtunë 20 Qershor 2026, 20:08

Numri një i Amerikës në Kosovë i shkon në tavolinë Albin Kurtit – Ja reagimi i kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, janë parë sot në një organizim me gratë ndërmarrëse. Ky takim mes tyre vjen në valën e debatit që po ndodh rreth projektit të gazit amerikan.

Ditë më parë, e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Annu Prattipati, përmes një shkrimi autorial i kishte bërë thirrje Kosovës që t’i bashkohet projektit të gazit amerikan.

Thirrje të ngjashme ditë më pas ka pasur edhe një zyrtar tjetër i Ambasadës amerikane, ndërkohë se Kosova duhet të bashkohet në rrjetin e LNG-së e thonë edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur ka folur për temën e gazit, ka thënë se Kosova mund të lidhet në centralin e gazit amerikan në Vlorë dhe se nga atje mund të importojë energji elektrike.

Ky pozicion i Kurtit për të mos ndërtuar rrjet të gazsjellësit në Kosovë po cilësohet si një qëndrim kundër vetë SHBA-së. Ish-kryeministri Avdullah Hoti po kërkon protestë demokratike në përkrahje të projektit.

Edhe në vitin 2021 kur Qeveria Kurti e kishte refuzuar projektin, kishte pasur një debat të ngjashëm, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE