LAJME / E Hënë 23 Qershor 2025, 14:02

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, kartoni i kuq i Asencios futet në histori

Në minutën e 7-të të duelit Real Madri-Paçuka, gjyqtari Ramon Abati akordoi një karton të kuq direkt për 22-vjeçarin Raul Asencio pas një ndërhyrjeje ndaj Salomon Rondon, i cili ishte në pozicion të qartë për gol. 

Ky përjashtim është tashmë zyrtarisht më i hershmi në historinë e garave ndërkontinentale të klubeve – në të gjitha formatet që nga viti 1960. 

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Mateus Pereira i Al-Hilal, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 14-të gjatë ndeshjes për vendin e tretë në edicionin e vitit 2022. 

Ky rast shënon gjithashtu herën e parë që nga janari i vitit 2021 që një lojtar i Real Madridit përjeton një përjashtim kaq të hershëm në një ndeshje. Atëherë, ishte Eder Militao ai që u ndëshkua me të kuq në minutën e 9-të kundër Levantes në La Liga., do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE