LAJME / E Mërkurë 15 Maj 2024, 01:01

“Nuk është futur në krevatin tim”/ Fatjoni shpërthen kundër Gracianos pas ofendimeve ndaj Heidit

Në ditët e fundit Heidi dhe Graciano janë përfshirë në debate të forta, ku nga ky i fundit nuk kanë munguar edhe ofendimet.

Për këtë, Fationi ka reaguar ashpër nga studio, duke e cilësuar Gracianon si skuth, teksa ka patur kritika dhe për Romeon pasi sipas tij, duhet të reagonte direkt duke mbrojtur të dashurën e tij.

“Dua t’i bëj dy pyetje Romoes, Graciano është skuth. Ke thënë në shtëpi që Heidi do jetë shoqja jote e jetës. Heidi ta tha situatën, dhe Graciano ta tha në sy, futi dhe Alfion. Tani në prime bën sikur nuk mban dot veten, s’më pëlqen fare. A është shoqja jote e jetës Heidi, i del në krah.

Unë me Heidin skam qenë kurrë në krevatin tim, unë pres nga ty si vlonjat dhe çun i mirë të reagosh në moment. Po ta them si Donald, mos e lër atë gocën që ata tipa të shpifur ta sulmojnë. Ti reagon tek ‘më shkeli syrin’, dhe nuk flet tek ‘shko futju në krevat’. Ta them si mik, merre si këshillë.”- tha Fatjoni.