LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 19:07

Një person u vra nga kushëriri i tij

Një person u vra nga kushëriri i tij


Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në lagjen “Mollaj” të Rrogozhinës, ku 25-vjeçari Meklan Meçe dyshohet se ka vrarë me thikë kushëririn e tij 60-vjeçar, Rrapush Memolla.

Sipas raporteve paraprake, një grindje e papritur për motive të vogla u përshkallëzua në dhunë, ku i dyshuari përdori një thikë dhe i shkaktoi lëndime fatale viktimës 60-vjeçare. Sulmuesi i dyshuar pësoi një dëmtim të lehtë në dorë gjatë incidentit.


Policia reagoi shpejt, identifikoi të dyshuarin dhe e arrestoi. Ndërkohë, hetuesit, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdojnë të shqyrtojnë rrethanat e incidentit fatal, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE