LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 13:01

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një vajzë ka rënë nga një pallat në rrethana që mbeten ende të paqarta.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mesditës, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën.

Dëshmitarët raportojnë se bëhet fjalë për një vajzë të re, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë pasojat e rënda të incidentit. Deri në këto momente nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Autoritetet po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit për të sqaruar dinamikën e ngjarjes dhe detaje të tjera lidhur me viktimën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE