
PZAP refuzon ankesat e Qëndrim Kryeziut dhe Bekim Haxhiut
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar dy ankesat e paraqitura nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu, lidhur me procesin zgjedhor të 7 qershorit.
Në ankesën e tij, kandidati për deputet Qëndrim Kryeziu kishte kërkuar rinumërimin e plotë të fletëvotimeve të PDK-së në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), duke pretenduar parregullsi në proces.
Megjithatë, PZAP e ka refuzuar kërkesën si të pabazuar.
“Refuzohet e pabazuar ankesa ZP. Anr. 53/2026 e parashtruar nga Qëndrim Kryeziu, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, paraqitur ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), lidhur me rinumërimin e fletëvotimeve në QNR, të kandidatëve për deputet të subjektit politik PDK, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të mbajtura më 7 qershor 2026”, thuhet në vendimin e PZAP-së.
Po ashtu, PZAP ka refuzuar edhe ankesën e kandidatit tjetër të PDK-së, Bekim Haxhiu, duke lënë në fuqi vendimet e deritanishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Me këto vendime, kërkesat e dy kandidatëve për ndërhyrje në procesin e numërimit nuk janë pranuar nga organi kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
