
Gazetarja Klodiana Lala tregoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se si krimi i organizuar ka pastruar para në Shqipëri, duke përdorur bankat dhe zyrat e këmbimit valutor. Ajo tregoi disa raste, madje duke tentuar të marrë peng një drejtor banke, ndërsa zyrtarët nuk ndërhynë.
“Kemi një nga agjentët e DEA-s që është stacionuar këtu prej muajsh dhe po punon për grupe kriminale që kanë bazë në Amerikën Latine. Rreziku i parave të pista që vijnë në Shqipëri është shumë i lartë.
Nuk kemi një pasqyrë të qartë nëse ata kanë asete të fshehura jashtë vendit. Dritan Gjika nuk ka asete të sekuestruara në Shqipëri. Ai ose i ka ato në kriptovaluta ose i ka investuar në një vend tjetër.
Armando Pacani, kam qenë në shtëpinë ku jeton nëna e tij, nuk është më shumë se 60 m2, me mobilje komuniste. Autoritetet thonë se ai fitoi miliona euro nga shitja e kokainës. Ku janë paratë? Janë investuar diku. Ne kemi vetëm majën e ajsbergut.
Këto grupe kanë një rrjet ekspertësh pas tyre, avokatë, bashkëpunim me bursa, banka dhe autoritete financiare.
Nëse përpiqesh të depozitosh 10 mijë euro në një bankë, të kërkojnë dokument pas dokumenti. Ndërkohë, si është e mundur të lëvizësh 1-5 milionë euro dhe asnjë oficer pastrimi parash të mos e vërë re?
Rrjetet e këmbimit, ose noterët, dyshohet se janë të përfshirë në këto skema pastrimi parash.
Grupi Pepa humbi 4 milionë euro nga llogaria e noterit, ata po planifikonin të merrnin peng drejtorin e një banke. Kjo mund të ketë ndodhur dhe të mos jetë raportuar.
«Çështja tjetër është implikimi i zyrtarëve. Një kompani vjen për të investuar 100 milionë euro ndërsa bilanci i kompanisë është shumë i ulët», tha Lala, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
