
Vallandovë: Ngritet kallëzim penal kundër një 80-vjeçari për përdhunimin e një të miture
Zyra e Jashtme për Çështje Penale në Vallandovë ngriti kallëzim penal kundër një 80-vjeçari me inicialet R.J. nga rajoni i Gjevgjelisë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “përdhunimi i një fëmije nën moshën 15 vjeç”.
Sipas informacionit nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 31.05.2026, në një fshat në territorin e Vallandovës, i akuzuari kreu akte seksuale ndaj një fëmije 14-vjeçare nga i njëjti rajon.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se rasti është dokumentuar plotësisht dhe materialet i janë dorëzuar prokurorisë kompetente për procedura të mëtejshme.
Hetimi për sqarimin e plotë të rastit është duke vazhduar”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
