
Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 25-vjeçarit, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit ku janë përdorur mjete prerëse, ka plagosur një 60-vjeçar, i cili më pas humbi jetën.
Rreth orës 21:50, në lagjen “Mollaj”, Rrogozhinë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta midis shtetasve Meklan Meçe, rreth 25 vjeç, dhe Rrapush Memolla, rreth 60 vjeç, fqinjë me njëri-tjetrin, ku janë përdorur mjete prerëse, shtetasi Rr. M. është plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën, ndërsa shtetasi Meklan Meçe është plagosur lehtë në dorë.
Shërbimet e policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, shkuan në vendngjarje dhe, si rezultat i veprimeve të shpejta operative, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin Meklan Meçe.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
