
Dhjetëra notarë vendas dhe turistë, u hodhën në ujërat e ftohta në plazhin e Sllatinës
Ishte një fillim viti tepër i veçantë për ata që guxuan të hidheshin në det në qytetin bregdetar Opatija të Kroacisë.
Dhjetra notarë, vendas dhe turistë, u hodhën në ujërat e ftohta për fillimin e Vitit të në plazhin e Sllatinës duke zhvilluar notin tradicional të zonës të quajtur Kukali. Shumica mbanin në kokë kapele të babagjyshit dhe ishin veshur kostume banje me vija.
Me temperaturën e ujit rreth 15 gradë Celsius, banorët që shikonin nga larg mendonin sesa ftohtë është, por në anën tjetër brohorisnin për ata që zgjodhën që 2024 ta prisnin ndryshe.
Organizatori Mario Susan: Para 20 vitesh, paraardhësit tanë e bënin këtë gjë gjatë muajve të dimrit. Por kjo tanimë po bëhet edhe për të shënuar një vit të ri i cili fillimisht shkakton habinë e kalimtarëve, por është kthyer në një nga ngjarjet më të ndjekura në vend.
Për disa nga turistët, megjithatë, uji nuk ishte fare i ftohtë në krahasim me liqenet në Alpe.
Turisti austriak: Kjo është hera ime e dytë në Opatija. Është gjëja më e famshme. Në Austri tani, liqenet kanë 5 gradë Celsius. Këtu është 15 gradë Celsius, është ngrohtë për mua!
Turistët gjithmonë i bashkohen kësaj ngjarje dhe sipas organizatorit Mario Susan, vendi promovon zakonet e rajonit dhe turizmin shëndetësor të Opatija për të cilën njihet edhe në të gjithë Evropën.
Në çdo rast, shampanja është ajo që e shoqëron këtë ngjarje.
