
Individët, që ende nuk e kanë regjistruar tokën e tyre bujqësore të ndarë me ligjin 7501, do të kenë tashmë një mundësi ta bëjnë këtë regjistrim deri në fund të vitit të ardhshëm.
Një nisëm e deputetit të mazhorancës Vullnet Sinaj, depozituar në mes të korrikut në kuvend, ka si qëllim ofrimin e kësaj mundësie deri në dhjetor 2027.
Konsulenti i pronave, Gjergji Begaj, gjatë një interviste në “E-ZONE” tha se kjo nisëm është e vonuar.
“Ky afat i ri është mëse i nevojshëm dhe madje i vonuar nga qeveria. Nga ligji 7501 mbi 450 mijë familje në zonat rurale u pajisën me tokë bujqësore ose e thënë ndryshe janë mbi 1.8 milionë pasuri tokë bujqësore të ndara. Por shumë prej familjeve nuk arritën ta regjistronin ndër vite. Ky afati i ri do t’i japë mundësi edhe emigrantëve, që kur kthen në vend të kenë mundësi të aplikojnë pranë bashkive për ta bërë pronën e tyre zyrtare me letra”, tha Begaj.
Kjo nisëm e qeverisë për të ofruar një tjetër shans të gjithë atyre që ende nuk e kanë pronën me letra, vjen në një moment kur qeveria ka lancuar nisëm “Paketa e Maleve”, e cila pikën e saj më të dobët ka çështjen e pronave. Sipas qeverisë çdo individ që ka pronën e të parëve të tyre, por ende jo të regjistruar, kanë mundësi të investojnë
“Unë nuk e shoh këtë nisëm të lidhur me programin “Paketa e Maleve”. Unë e shoh më shumë të lidhur me procesin e integrimit. Qeveria ka detyrimin që para se të anëtarësohet vendi në BE duhet që të ketë përfunduar procesi i regjistrimit të pronave. Deri më tani ky proces ka hasur në vështirësi, pasi 70% e hartave janë të vjetra, të pa digjitalizuara dhe ky fakt ka ndikuar që ende pasuritë e shqiptarëve të mos jenë të regjistruara”, tha Begaj në Vizion Plus.
Nisma e mazhorancës për të gjithë individët që duan të pajisën me AMTP pritet të miratohet në sezonin parlamentar në vjeshtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
