
Viti i Ri 2024 vjen me më shume detyrime financiare për të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.
Nga janari 2021 ata do të ngarkohen me tatim mbi të ardhurat sa shoqëritë tregtare dhe më shumë se korporatat. Ky paradoks theksohet edhe më shumë duke shtuar faktin që bizneset e vogla do të vijojnë me tatim zero më 31 janar 2029.
Ky ligji shihet nga kontabilistët si goditje e drejtpërdrejtë e shtesës së mesme duke ia ngushtuar edhe më shumë ‘lakun’. Madje jo vetëm kaq, ligji i ri përceptohet si katalizator për krijimin e një klime pabarazie mes bizneseve.
Ndërsa, ekspertët edhe Akti Normativ për ndryshimet e ligjit vlerësohet i pazbatueshëm dhe me kosto shtesë për bizneset. Ligji pritet të dërgohet në Kushtetuese.
Nga 1 janari 2024, të vetëpunësuarit dhe personat fizik të profesioneve të lira të përcaktuara në listën analitike të miratuar nga Këshilli i Ministrave, do të paguajnë tatimin progresiv me normat tatimore 15% dhe 23% për të vetë punësuarit, personat fizikë dhe tregtarë të shërbimeve të profesioneve të lira.
Me anë të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimeve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri në 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.
“Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:
a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;
b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit”, thuhet në udhëzimin e përgjithshëm “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Duket se kjo është ‘dhurata’ që qeveria ka vendosur t’iu bëjë profesionistëve të lirë në vendin tonë.
