
Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren. Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka
paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit.
Në njoftimin e spitalit thuhet se janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës.
Spitali njoftoi gjithashtu se pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë, ndërkaq pacienti i dytë ka pasur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë dhe pas trajtimit në Shërbimin e Emergjencës, është liruar në shtëpi.
“Më 28.06.2026, rreth orës 01:10, në Shërbimin e Emergjencës të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren janë pranuar dy pacientë, të lindur në vitin 2007, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara me mjet të mprehtë. Njëri pacient ka paraqitur disa plagë në shpinë dhe në regjionin e belit”.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme mjekësore dhe radiologjike, si dhe është ofruar trajtimi fillestar i plagëve në Shërbimin e Emergjencës. Pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është pranuar për trajtim të mëtejmë në Repartin e Kirurgjisë. Pacienti i dytë ka paraqitur një plagë në regjionin e kofshës së djathtë. Pas trajtimit dhe përpunimit të plagës në Shërbimin e Emergjencës, ai është liruar në shtëpi”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
