
Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Pejë, ku një 26-vjeçar dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, duke bërë që ajo të largohet nga shtëpia së bashku me katër fëmijët, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 korrikut, rreth orës 16:50, në rrugën “Gusia” në Pejë.
I dyshuari është A. Sh., rreth 27-vjeçar, ndërsa viktimë F. Sh., rreth 21-vjeçar.
Sipas burimeve, konflikti ka nisur derisa e reja ishte duke biseduar në telefon. Bashkëshorti i saj ka tentuar t’ia marrë telefonin celular nga dora, e pasi ajo ka refuzuar, ai dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur, fyer dhe sharë atë, si dhe familjarët e saj.
Në përpjekje për të qetësuar situatën ka ndërhyrë edhe vjehrra e viktimës, e cila më pas ka njoftuar Policinë.
Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme dhe refuzoi trajtimin mjekësor, viktima ka deklaruar se ka frikë nga bashkëshorti i saj dhe se nuk dëshiron të kthehet më në shtëpinë bashkëshortore.
Pasi nuk kishte familjarë ku të strehohej, me asistimin e Policisë dhe një punëtori të Qendrës për Punë Sociale, ajo ka shkuar në banesë, ka marrë katër fëmijët dhe sendet personale, për t’u sistemuar më pas në Shtëpinë e Sigurt, së bashku me fëmijët.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar ndalimin për 48 orë të të dyshuarit. Për rastin është njoftuar edhe Mbrojtësi i Viktimave, ndërsa hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
