LAJME / E Diel 19 Korrik 2026, 19:07

Ngjarje tragjike ne Peje, ka te vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Pejë, ku një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij, pasi fqinjët dhe familjarët u alarmuan nga një erë e rëndë që vinte nga shtëpia, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Rrustem Gashi.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 18 korrik, rreth orës 21:30, në rrugën “Oso Kuka”, ku dëshmitari A.G. rreth 30-vjeçar ka njoftuar Policinë se nga shtëpia ku jetonte i vetëm viktima po kundërmonte një erë e pakëndshme.

Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, pasi ka hyrë në objekt, e ka gjetur Rrustem Gashin të shtrirë në banjë, pa shenja jete.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi i Emergjencës, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimet njësitë e hetimeve të Stacionit Policor, Hetimet Rajonale dhe Forenzika, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të Prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të sqarimit të shkakut të vdekjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE