LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 01:01

Ngjarje tragjike ne det

11 trupa të pajetë janë gjetur nga rojat bregdetare të Tunizisë, pasi një varkë që po transportonte emigrantë drejt brigjeve italiane u fundos.

Kërkimet vijojnë pasi tre persona rezultojnë ende të zhdukur, ndërsa tragjedisë ka mundur t’i shpëtojë vetëm një emigrant.

I mbijetuari i vetëm tregoi se qëndroi rreth 48 orë vetëm dhe i pafuqishëm në det, derisa u vu re dhe u shpëtua nga një anije tregtare. Pjesa tjetër e udhëtarëve nuk pati të njëjtin fat. Deri të dielën, ishin gjetur 11 trupa, ndërsa tre persona vazhdojnë të mos gjenden.

Sipas autoriteteve mes 15 personave në bordin e varkës ishin edhe shtatë anëtarë të së njëjtës familje, si dhe një burrë me gruan e tij shtatzënë. Të gjithë emigrantët vinin nga rajoni i Ben Guerdanit, në juglindje të Tunizisë, afër kufirit me Libinë.

Çdo vit, mijëra njerëz nga vendet e Afrikës dhe të Lindjes së Mesme e ndjekin këtë rrugë drejt Evropës, shpesh me anije të mbingarkuara ose të papërshtatshme.

Ndërsa ngjarja të tilla marrin jetë njerëzish, diskutimet për marrëveshjen e migracionit mes Bashkimit Evropian dhe Tunizisë, vijojnë. Muajin e kaluar, organizata si Human Rights Watch dhe Amnesty International, bashkë me dhjetëra grupe të tjera të të drejtave të njeriut, deklaruan se kjo marrëveshje ka sjellë shtimin e shkeljeve të rënda kundër emigrantëve dhe azilkërkuesve, duke kërkuar që BE-ja të pezullojë financimin për aktivitetet e kontrollit kufitar që përfshijnë forcat tuniziane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE