LAJME / E Hënë 24 Gusht 2026, 01:01

Nderron jete polici qe u aksidentua dite me pare

Polici Altin Kryeziu nuk arriti ta fitojë betejën për jetën. Pas shtatë ditësh të luftës nëpër spital, ai ka ndërruar jetë sot si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë në aksidentin e 16 gushtit në Malishevë, ndërsa ishte në krye të detyrës.

Mediat në Kosovë raportojnë se personi i dyshuar wë shkaktoi aksidentin e rëndë është Faton Gecaj, 27-vjeç, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi më 16 gusht, rreth orës 20:20, në rrugën \\\”Ibrahim Mazreku\\\” në Malishevë.

Altin Kryeziu pësoi lëndime shumë të rënda dhe u dërgua për trajtim në QKUK, ku mjekët u përpoqën t\\\’ia shpëtojnë jetën.

Nga aksidenti u lënduan edhe pesë persona të tjerë. Sipas informacioneve të para, lëndimet e tyre ishin të lehta dhe jeta e tyre nuk ishte në rrezik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE