LAJME / E Diel 23 Gusht 2026, 23:11

Tjeter ngjarje e rende tróndit vendin tone, dalin detajet

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Kuçovë, ku një person ka qëlluar në drejtim të automjetit të një 24-vjeçari.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 në lagjen “1 Maji”.

Shtetasi me inicialet S. R., 24 vjeç, ka njoftuar policinë se dikush kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij, i cili në momentin e ngjarjes ishte i parkuar.

Policia nisi veprimet hetimore dhe identifikoi si autor të dyshuar shtetasin A. Ç., alias A. Gj., 32 vjeç, banues në Kuçovë.

32-vjeçari është shpallur në kërkim, ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga të dhënat e bëra publike deri tani nuk raportohet për persona të plagosur. Policia nuk ka bërë të ditur motivin e të shtënave apo nëse mes 24-vjeçarit dhe autorit të dyshuar kishte një konflikt të mëparshëm.

Grupi hetimor po vijon veprimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e plotë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprimet e mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE