LAJME / E Enjte 12 Mars 2026, 07:07

Ngjarje e rënd: 25-vjeçarja mbyt dy binjakët sapo lindën, trupat i fsheh në dollap – zbulohen detaje tronditëse

Një 25-vjeçare është arrestuar në zonën e Reggio Calabria, e akuzuar për vrasjen e foshnjave të saj të porsalindura.


Sipas hetimeve, gruaja dyshohet se mbyti dy binjakët sapo i lindi, duke i mbështjellë me një batanije dhe më pas i fshehu trupat në dollapin e dhomës së saj. Zbulimi makabër u bë nga nëna e saj, e cila ndjeu erë të rëndë kur hyri në dhomë.

Autoritetet dyshojnë gjithashtu se çifti mund të jetë i përfshirë edhe në vrasjen e një foshnje të tretë tre vite më parë, e cila dyshohet se është varrosur në një fushë që i përket familjes.

 Mesazhet telefonike mes 25-vjeçares dhe të fejuarit të saj, i cili akuzohet për bashkëpunim, kanë qenë një nga provat kryesore në hetim.

Policia dhe karabinierët vijojnë kërkimet për të gjetur trupin e foshnjës së tretë, ndërsa çështja ka tronditur opinionin publik në Itali, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE