LAJME / E Martë 14 Nëntor 2023, 12:12

Ngacmoi s*eksualisht nxënësen e mitur, burg për shoferin e furgonit të shkollës në Përmet

Gjirokastër- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Nikolin J., 36-vjeçari nga fshati Katundishtë, i bashkisë Këlcyrë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen e mitur 14-vjeçare K.C

Vendimi është dhënë ditën e sotme në seancën për masën e sigurisë. Ngjarja u zbulua të premten e kaluar, kur nxënësja 14-vjeçare denoncoi rastin në fjalë në policinë e Permetit. Nga ana tjetër avokatja e shoferit i ka kërkuar gjykatëses Suela Dashi që të klienti i saj të lirohet pasi nuk ka asnjë provë.

Sipas 14-vjeçares, shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht në drejtim të qytetit, e ka ngacmuar verbalisht dhe fizikisht disa herë gjatë udhëtimeve. Vajza ia tregoi shqetësimin e saj fillimisht mësueses, e më pas mësuesja së bashku me prindërit dhe vajzën bënë denoncimin në polici.