LAJME / E Martë 7 Maj 2024, 01:01

“Nënat vrasin fëmijët për t’i shkaktuar dhimbje babait”, eksperti: Jemi bërë të pandjeshëm si shoqëri, kemi psiko

Karamuço: Ka një mungesë ndjeshmërie që e vëmë re. Prisja që Drejtoria e Përgjithshme të hapej në një mesazh ku forcat e policisë të shkonin drejt Shkodrës dhe të përforconte kërkimet, ndërkohë sot hapet faqja me disa motorë që do vihen në shërbim. Me ndjeshmërinë tonë duhet t’i ndryshojmë gjërat.

Bezat: Vajza e dytë kishte probleme me artikulimi. Ishin në një shkollë private. Komunikimi që nëna kishte me ta ishte shumë e mirë, ishte nënë model.

Bodinaku: Mësuesi dhe psikologu duhet të kishte qenë një këmbanë alarmi

Dervishi: Edhe fqinjët duhet të reagojnë, jemi bërë të pandjeshëm. Kemi edhe psikopatë mes nesh. A nuk ka përgjegjësi aksush? Neve duhet të jemi më të përgjegjshëm si shoqëri.

Grida Duma: Nuk po ndodh ky ndërgjegjësim, a ka mundësi që të bëjmë rregullime ligjore?

Dervishi: Të fillojë te polici

Bezat: Nuk mund të mbajë përgjegjësi polici për dhunën psikologjike, se nuk do shkojë pas çdo burri

Dervishi: Kjo ngjarje e ka dridhur shoqërinë, kjo ngjarje t’u futet në vesh atyre që kanë probleme divorci që mos ia bëjnë fëmijëve.