LAJME / E Martë 1 Korrik 2025, 14:02

Në përgjim prej tre muajsh, si ranë në pranga dy të rinjtë që furnizonin me drogë “spaçatorët” në Tiranë! Baza në Pezë

Braild Aga, 27 vjeç dhe Ronaldo Spahiu, 27 vjeç janë dy të rinjtë e arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës pasi akuzohen se furnizonin me lëndë narktike shtetas të tjerë, të cilët më pas e shisnin kokaiën me doza.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se përgjimet kishin nisin 3 muaj më parë. Nga hetimet rezultoi se dy të arrestuarit bazën e kishin në zonën e Pezës. Lënda narkotike përpunohej aty e më pas ndahej në doza dhe shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës, si Kombinat, Selitë, ish Bllok e Astir.

Gjatë kontrolleve fizike në automjet dhe në banesa policia u gjeti të rinjve 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE