LAJME / E Enjte 5 Qershor 2025, 01:01

Në gjendje kritike për jetën, kush është mekaniku që u aksidentua në punë te Ferrokromi në Elbasan

Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vendosur sot shiritin e pezullimit të punës në repartin e copëtimit të ferrokromit në kompaninë “Albchrome”, që ndodhet në zonën industriale të Paprrit në Elbasan.

Vendimi vjen pas një incidenti të ndodhur këtë të mërkurë, ku një punonjës, mekaniku Rubin Meçja, mbeti i plagosur teksa punonte pasi një pllakë qindra kg i ra mbi trup. Aksidenti raportohet se ka ndodhur rreth orës 12:15 në repartin e copëtimit të ferrokromit.

Mekaniku mësohet se po punonte së bashku me një grup kolegësh për ndërrimin e pllakave të copëtimit të ferrokromit, një proces që kryhej kohë pas kohe në uzinën e AlbChrome.

Raportohet se Rudin Meçja ka qenë poshtë pllakës së copëtuesit dhe është goditur fuqishëm në shpatull dhe shtyllën kurrizore nga agregati i saj.Menjëherë është transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal Elbasan dhe më pas u dërgua tek Trauma në Tiranë. do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE