LAJME / E Martë 28 Nëntor 2023, 16:04

Në 111-vjetorin e Pavarësisë, Dua Lipa ka një urim të veçantë për të gjithë

Këngëtarja me origjinë shqiptare e cila tashmë njihet në të gjithë botën ka uruar festën e 111 vjetorit të Pavarësisë së kombit përmes disa postimeve në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

“Urime festa e Pavarësisë. Një komb, një gjuhë një flamur”- shkruan ajo në një prej postimeve

Gjithashtu këngëtarja ka publikuar dhe një sërë fotosh me flamurin shqiptar.

Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar.

Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.