Temperaturat maksimale për ditën e sotme arrijnë deri në 39-40°C, me vlera më të larta të regjistruara kryesisht në qarkun e Elbasanit, por gjithashtu edhe në Berat dhe zona të tjera të territorit shqiptar. Kryeqyteti gjithashtu pritet të shënojë temperatura shumë pranë 39°C gjatë orëve të mesditës.
Edhe dita e nesërme sjell thuajse të njëjtat vlera termike, me një rënie të lehtë në veri dhe pjesërisht në qendër, ndërsa në qendër dhe jug pritet një rritje e lehtë e temperaturave.
Nesër, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra do të qëndrojnë sërish shumë pranë 39-40°C.
Kjo është pasojë e një zhvendosjeje të masave ajrore të nxehta drejt jugut të vendit.
Fundjava: një freskim i lehtë
Ditën e shtunë dhe të dielën, pritet një rënie graduale e temperaturave, si në mëngjes ashtu edhe në mesditë.
Temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 36°C në shumë zona të vendit.
Nga dita e premte dhe në vijim: më shumë vranësira
Vranësirat nisin të shtohen nga dita e premte, duke përfshirë një pjesë më të madhe të territorit.
Të premten, në veri dhe verilindje priten rrebeshe afatshkurtra dhe ndonjë stuhi e izoluar me breshër, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.
E shtuna dhe më pas do të karakterizohen nga diell dhe vranësira kalimtare, pa reshje.
Në horizont – reshje në fillim të korrikut
Sipas parashikimeve afatmesme, reshjet priten në fundjavën e parë të muajit korrik, ndërsa java tjetër sjell sërish rritje graduale të temperaturave në të gjithë vendin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE