LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 20:08

Ndërtimi i resortit në Zvërnec, zhvillohet protestë edhe në këtë qytet tjeter ...

Edhe qytetarët e Korçës dalin në protestë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

Protestat kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec duket se po përhapen edhe në qytete të tjera të vendit. Mbrëmjen e sotme, edhe qytetarë të Korçës kanë dalë në shesh për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit që prej ditësh ka shkaktuar debate dhe reagime të forta publike.

Të mbledhur në qendër të qytetit, protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë bërë thirrje për mbrojtjen e pasurive natyrore, duke deklaruar se kauza e Zvërnecit nuk është vetëm një çështje lokale, por një problem që prek të gjithë qytetarët. Sipas tyre, vendimmarrje të tilla duhet të jenë transparente dhe në interes të komunitetit.

Kjo është dita e gjashtë e protestave që kanë nisur fillimisht nga banorët e zonës së Zvërnecit, ndërsa mbështetja ndaj tyre duket se po zgjerohet nga dita në ditë. Në Korçë, pjesëmarrësit kanë kërkuar që institucionet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të rishikojnë projektin e planifikuar.

Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa një pjesë e protestuesve kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar se do të vazhdojnë protestat edhe në ditët në vijim, duke paralajmëruar se reagimi qytetar do të vijojë derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje.

Pjesëmarrësit theksuan se solidarizimi i qyteteve të ndryshme me protestën tregon se çështja e Zvërnecit ka tejkaluar kufijtë e zonës dhe është kthyer në një debat të gjerë publik në mbarë vendin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE