Presidenti amerikan Donald Trump në samitin e Hagës ka lënë të hapur mundësinë që presidenti rus Vladimir Putin të ketë ambicie territoriale përtej Ukrainës.
I pyetur për deklaratat e kryetarit të Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, gjeneralit Dan Caine, se Rusia mund të synojë territore të tjera përveç Ukrainës, Trump tha: “Është e mundur.”
Megjithatë, ai shtoi se sipas tij, Putini kërkon të dalë nga lufta: “Unë e di një gjë që ai do të donte ta zgjidhte, do të donte të dilte nga kjo gjë. Është rrëmujë për të”.
Duke folur për situatën në Ukrainë, ai theksoi: “Mendoj se Zelensky do që kjo të përfundojë. E ndjej këtë. Dhe unë mendoj se është koha e duhur për ta përfunduar.”
Trump deklaroi se pas këtij takimi, do të flasë me Putinin: “Do të flas me Vladimir Putinin, të shohim nëse mund ta ndalojmë këtë”.
Trump tha më tej se administrata e tij frenoi në kohë përshkallëzimin mes Kosovës e Serbisë pak javë më parë.
“Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte…”, tha Trump në përfundim të Samitit të NATO-s, teksa listonte numrin e konflikteve që kishte ndalur në javët e fundit.
Ai lavdëroi veten dhe administratën e tij për punën e mirë që kanë bërë në javët e fundit për të siguruar paqen në botë.
“Putin më telefoni dhe më tha: “A mund të të ndihmoj me Iranin?”. I thashë: “Jo, mund të më ndihmosh me Rusinë”. Sepse në javët e fundit zgjidhëm çështjen e Indisë dhe Pakistanit, Kosovës e Serbisë, mendoj të premten do të vijnë Kongo dhe Ruanda, një luftë e tmerrshme, ku priteshin kokat gjithandej në Afrikë”, tha Trump.
Presidenti amerikan nuk dha detaje të tjera lidhur me atë që po ndodhte mes Kosovës e Serbisë, por disa ditë më parë, Trump u shpreh se paraardhësi i tij, Joe Biden, “e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë” mes dy vendeve, me disa vendime të cilat ai i quajti “shumë të marra”, por paralajmëroi se “do ta rregullonte këtë punë”.
Trump tha më tej se në mandatin e tij të parë, ai ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë, pasi sipas tij, situata mes dy vendeve ishte përshkallëzuar me intensitet të madh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE