LAJME / E Shtunë 6 Janar 2024, 20:08

Momente terrori në avionin e “Alaska Airlines”, shkëputet dera e daljes së emergjencës gjatë fluturimit

Boeing 737-9 Max bën ulje emergjente

Pasagjerët në një avion të linjës ajrore “Alaska Airlines” përjetuan momente terrori kur një dritare u shkëput pak para ngritjes së avionit. Avioni ishte nisur nga Aeroporti Portland për në Ontario, Kaliforni me 177 persona në bord kur u detyrua të bënte një ulje emergjente.

Pamjet tronditëse nga brenda  avionit i cili ishte i ri dhe iu dorëzua linjës ajrore nëntorin e kaluar tregojnë pasagjerët të cilët janë në panik.

Në një deklaratë për shtyp, shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben Minicucci tha se avioni do të kthehet në funksion vetëm pas inspektimeve të mirëmbajtjes dhe sigurisë, të cilat pritet të përfundojnë gjatë ditëve të ardhshme.

Pas incidentit, drejtuesit e kompanisë vendosën të ndalojnë përkohësisht flotën prej 65 avionësh që të fluturojnë.