
Nisi sot në orën 18:20 marshimi i mijëra qytetarëve drejt bulevardit dhe më tej drejt Kryeministrisë. Në Tiranë po zhvillohet protesta e 14-të radhazi kundër qeverisë, ndërsa qytetarët vijojnë qëndresën e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Mijëra emigrantë prezent në revoltën e sotme kundër qeverisë .
Qytetarët fillimisht janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të vijuar përpara kryeministrisë, vendi ku prej 14 ditësh kanë artikuluar kërkesat e tyre.
Ata kanë vijuar me thirrjet e përsëritura “Rama jep dorëheqjen”, “Shqipëri e re” dhe “Revolucion”, të cilat kanë qenë mes sloganeve kryesore të revoltës. Protestuesit kanë deklaruar se këto tubime do të vijojnë çdo ditë, duke kërkuar dorëheqje të qeverisë së Edi Ramës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
