LAJME / E Shtunë 28 Tetor 2023, 15:03

Mësuesi qëllon nxënësin me shpullë (Video)

Dhuna në shkolla mbetet problem. Më të shprehura vitet e fundit janë dhunimet e mësuesve nga nxënësit. Por nuk mungojnë edhe episodet kur dhunohen nxënësit nga mësuesit.

Një rast i vënies dorë nga mësuesi mbi një nxënës ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare (mendohet në Lezhë), por nuk bëhet me dije se kur daton ky episod.

Mësuesi i irrituar nga sjellja e nxënësit, e qëllon të riun me shpullë në qafë pranë kokës. Ky i fundit dëgjohet se i kërkon falje teksa duket se durimi i mësuesit ka sosur.

Ai i thotë se po jep mësim, duke lënë të kuptohet se duhet të ketë respekt për mision e shenjtë të mësuesve.

Si zgjidhen këto situata të nxënësve të padisiplinuar në orë mësimore? Kujt i jepni të drejtë, mësuesit apo nxënësit?!