LAJME / E Mërkurë 1 Korrik 2026, 21:09

‘Mërgimtarët t’presin edhe 5 CENT me jau kthy’

Një deklaratë Dafina Qela ka tërhequr vëmendje dhe ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale, pasi ajo komentoi një sjellje që, sipas saj, haset shpesh te disa mërgimtarë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Gjatë një emisioni televiziv, Qela u shpreh se disa mërgimtarë tregohen tepër të kujdesshëm edhe për shuma shumë të vogla parash, duke thënë:

“Mërgimtarët t’presin edhe 5 cent me jau kthy. Duan të duken si BOSS.”

Deklarata u përhap me shpejtësi në platformat sociale, ku përdoruesit ndanë mendime të ndryshme. Disa e interpretuan si një kritikë ndaj sjelljes së një pjese të mërgimtarëve, ndërsa të tjerë e konsideruan një përgjithësim të padrejtë ndaj komunitetit shqiptar që jeton dhe punon jashtë vendit.

Mërgimtarët kanë një rol të rëndësishëm në ekonominë e Kosovës përmes remitancave dhe investimeve, ndërsa gjatë sezonit veror kthimi i tyre në vend shoqërohet shpesh me diskutime publike mbi çmimet, shpenzimet dhe raportet me bizneset vendore.

Videoja me deklaratën e Dafina Qelës vazhdon të qarkullojë në rrjetet sociale, duke gjeneruar komente dhe reagime të shumta nga qytetarët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE