LAJME / E Mërkurë 2 Korrik 2025, 20:08

‘Çmendet’ moti/ Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’, ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat maksimale do të pësojnë një ulje të lehtë krahasuar me ditën e sotme, ku termometri shënoi 42 gradë celcius. Gjatë ditës së nesërme temperaturat në disa zona do të arrijnë deri në 40 gradë celcius, sa i përket tempraturave minimale gjatë natës do të arrijnë deri në 18 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Ndërkohë valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE