
Suedia po diskuton alternimin e pajisjeve dixhitale(tabletët) dhe përdorimit të letrës e lapsit te fëmijët parashkollorë. Aktualisht, diskutohet që t’i jepet fund metodës së mësimit dixhital për fëmijët nën moshën 6 vjeç.
Bujar Zhuri, një profesor i cili ka ushtruar mësimdhënien për 14 vite në Norvegji, shpjegon për “Rudina” në Tv Klan se çfarë modeli ndjekin vendet nordike në edukimin e fëmijëve. Këto vende njihen për standardin e tyre të lartë dhe të ndryshëm nga shtete të tjera të Europës dhe botës.
Bujar Zhuri: Shkollat në Norvegji kanë goxha pavarësi sipas komunave ose bashkive. Në përzgjedhjen e programit mësimor të cilin do ta mabjnë gjatë gjithë vitit marrin edhe okej-in e prindërve dhe së bashku me prindërit vendosin që ky program do të jetë. Njëkohësisht, ka një shkëmbim informacioni prindër-nxënës dhe specialistë. Norvegjia ka edhe një institucion tjetër, atë të mbrojtjes së fëmijës kur fëmija ka ngarkesa ose probleme të tjera. Është një institucion i cili është i ngritur në një nivel shtetëror dhe ka një mbrojtje goxha të madhe.
Profesori shton se një rëndësi të madhe i jepet komunikimit me fëmijën.
Bujar Zhuri: Në shkollat norvegjeze, komunikimi me nxënësit është perfekt në sensin që unë si mësues nuk guxoj jo t’i them “mbylle gojën”, nxënësit, jo t’i them “ulu aty” në mënyrë administrative, por duhet të jem shumë i kujdesshëm në mënyrën më të butë të mundshme pasi ai është një fëmijë dhe fëmijët gjithmonë janë shumë të ndjeshëm.
Në vijimësi të diskutimit për komunikimin, ai thotë se janë prindërit të parët që japin modelin e duhur i cili më pas përkthehet pozitivisht për fëmijën.
Bujar Zhuri: Gjithë komunikimi që ne kemi pasur sepse jeta atje është shumë e lirë, të gjithë janë shumë të lirë. Mua më ndodhte që në mbledhje prindërish, ne bënim disa herë në vit, më vinin 4 prindër për një nxënës që ishin të ndarë dhe njerku apo njera interesohej dhe kjo do të thotë që atje marrin përgjegjësi. Prindërit marrin përgjegjësi për këtë fëmijë dhe e trajtojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme që ai të ndihet i ngrohtë në shkollë dhe në mjedisin familjar./tvklan.al
