LAJME / E Hënë 30 Qershor 2025, 19:07

Më i forti i 30 viteve të fundit, tërmeti i fuqishëm godet Napolin

Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter ka goditur qytetin e Napolit në orën 12:47 të mesditës së së hënës (30 qershor), në zonën detare të Fushave Flegreane, një rajon me aktivitet të lartë sizmik dhe dendësi të madhe popullsie.

Lëkundja është raportuar si më e forta që ka goditur qytetin në 40 vitet e fundit.

Banorët e zonës e ndjenë fuqishëm dhe shumë prej tyre dolën nga banesat për shkak të frikës, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri, ndërsa vlerësimi i situatës vijon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE