LAJME / E Martë 24 Qershor 2025, 15:03

“Më fute djalin në dhe, s’do ta fal gjakun kurrë”- Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën në sallën e gjyqit: Do të të vras!

Nëna e Santiago Malkos është përplasur në sallën e gjyqit me Leonard Dukën, autorin e dyshuar të ekzekutimit të 26-vjeçarit, duke e kërcënuar se do ta vrasë.

Ajo iu është drejtuar duke i thënë që “ma fute djalin në dhe”, ndërsa theksoi se nuk do t’ia falë kurrë gjakun.

“S’ta fal gjakun e djalit kurrë do të vras. Me fute djalin në dhe”, tha nëna e Santiago Malkos.

Pas tensioneve në sallë, gjykata ka nxjerrë jashtë nënën e viktimës.

“Është sallë gjyqi, s’mund të bëhet çfarë t’u dojë qejfi”, thanë togat e zeza.

SPAK mësohet se ka sjellë prova të reja në SKY ECC ku janë zbardhur komunikimet mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj.

Avokatja pyet Dukën: A keni pasur SkyEcc

Avokati: Keni pasur kontakte me persona që kanë pasur sky?

Leonard Duka: Jo s’kam patur asnjë kontakt

Pyetet lidhur me një foto të gjetur në Sky

Behar Dibra: Me Ervis Martinaj keni komunikuar keni pasur kontakte?

Behar Dibra: Po komunikime të tjera?

Behar Dibra: Po babai juaj ka pasur ndonjë problem e keni ndarë me njeri?

Leonard Duka: Babai im s’ka pasur asnjë problem, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE